LSI  premton se do të falë të gjitha gjobat dhe penalitetet për bizneset që javë vënë në kohë pandemia nga ana e qeverisë, konkretisht që nga 10 marsi i 2020.

Përfaqësuesja e LSI, Briseida Shehaj ish drejtoreshe e tatimeve e emeruar nga PS, thotë se pasuria publike sot po konsiderohet pronë private dhe shembujt janë aq flagrantë.

Shqiptarët, shton Shehaj,  zgjohen çdo ditë me bëmat e një qeverie që ka shpallur armik interesat e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në kryeqytet psh, në rrugët kryesore e artieret ku kanë qënë të përqendruara më shumë lëvizjet dhe aktiviteti ekonomik e tregtar për të kiptuar se si janë rrënuar qëllimisht bizneset. Shihni rrugën “Myslym Shyri”, rrugën e Kavajës, dilni në Bllok, në rrugën “Hoxha Tahsim”, Zonën nga Sheshi Ëillson tek diga e Liqenit, atje ku bizneset mbyllen, ulin qepena e likuidohen, sepse Bashkia nën justifikimin e korsive të bicikletave, ka vështirësuar qarkullimin e parkimet duke penalizuar dyqane e biznese të vogla për të orientuar klientelën drejt qendrave tregtare të oligarkisë. Për të shkuar më tej tek Rruga e Durrësit, ku si në një shoë televizioni lokal, programet hiqen e nisin sipas qejfit të pronarit, edhe aty korsitë vihen e hiqen si ia ka ënda Kryetarit të Bashkisë, që pronën publike e vë në dispozicion të interesave private e okulte pa asnjë skrrupull. Keto biznese nuk kanë rëndësi për qeverinë e bashkinë e Tiranës sa kohë qēllimi i tyre është favorizimi i oligarkisë.

 

Briseida Shehaj e cila pritet të kandidojë për LSI në Tiranë, premton se cdo penalitet që bizneset kanë marrë në kohë pandemie do të fshihet pas 25 prillit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por qeveritë e përgjegjshme garantojnë sigurinë e mirëqënien e njerëzve dhe LSI synon të rikthejë mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të ndershme si prioritet thelbësor. Në këtë logjikë shtetare, duke njohur vështirësitë dhe bllokimet e jashtëzakonshme të biznesit si para ashtu edhe gjatē pandemisë, LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para, që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit. Ndryshe nga qeveria që ka majmur oligarkinë, duke rrënuar biznesin, LSI dëshmohet e qartë dhe e vendosur në mbështetje të biznesit të ndershëm, si baza e një ekonomie të shëndetshme.Programi tashmë i prezantuar i LSI-së, me fokus të qartë tek ekonomia, bujqësia dhe turizmi përforcohet edhe me këtë vendim, që ndihmon drejtpërdrejt biznesin duke i lehtësuar ekzistencën e stimuluar funksionimin. Shqiptarët e bizneset nuk duhet të kenë frikë qeverinë, e s’mund të shpallen armiq të saj, por kjo e fundit duhet t’u shërbejë me vetëm një qëllim, mirëqënien e tyre.