Mazhoranca dhe PD janë përplasur në distancë këtë të martë lidhur me shifrën e saktë të personave të vaksinuar deri më tani në vendin tonë. Pak pasi silva Bino deklaroi se në Shqiperi 44% e popullisë mbi 18 vjec ka marrë të paktën 1 prej dozave të vaksinës, ka reaguar edhe selia blu.

Deputetja Albana Vokshi thotë se qeveria e pranoi lojen më shifrat e vaksinës. Ajo shtoi se ne nivel popullsise Shqipëria ka vetëm 25% të qytetareve të vaksinuar.

 

Gjatë seancës për marrëveshjen e re me Pfizer, të cilën PD e votoi pro, Kryetarja e Komisionit të Shëndetesisë Albana Vokshi, shtoi se  Shqipëria është e parafundit në rajon dhe shumë poshtë mesatares botërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ajo akuzoi qeverinë se është shumë mbrapa dhe punon me objektiva të vjetëruar për të fshehur të vertetën e dështimit me vaksinimin.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Target-i juaj është akoma ai i fillimit mbi 18 vjeç, pavarësisht se ka evoluar. Tani preken më shumë fëmijë, preken edhe bebet, por ju target-in e mbani sërish tek 18 vjeç. Nuk i ndryshoni target-in sepse kështu ju intereson. Të gjithë mjekëve u përulemi që kanë qenë në vijën e parë dhe meritojnë respektin maksimal, por nuk mund të abuzojmë me shifrat kur tani e gjithë bota i referohet të gjithë popullsisë. Kur të gjithë po kërkojnë të ulet jo 12 vjeç, por 5 vjeç, si mund të mbetet target-i tek 18 vjeçi dhe të vini dhe të raportoni këtu 44%? Mbeteni me target-in e 1 viti apo 2 vitesh kur kanë dalë dhjetëra versione të tjera të Delta-s dhe ne mbetemi me targetin mbi 18 vjeç. Më duket nonsens dhe mungesë përgjegjshmërie të vini këtu e të thoni “jemi tek 44 përqindëshi”. Duke mos u përfshirë fëmijët mbi 12 vjeç apo mbi 5 vjeç. Po! Ne jemi pro vaksinimit. E përsëris dhe e kanë thënë të gjithë kolegët e mi. Pro vaksinimit, por jemi kundër mungesës së informacionit. Ne nuk jemi për vaksinim të detyruar, vaksinim të informuar. Keni çeduar në informim, prandaj keni këtë shkallë. Dhe nuk e ka fajin opozita, e keni fajin ju, Ministria, e keni fajin ju, Qeveria që jemi të fundit, nëse marrim target-in ashtu siç e ka standardin e gjithë bota.”- tha zonja Vokshi.