Lulzim Basha ka 3 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në 25 prill dhe këto orë të fundit ai po i shfrytëzon për takime me drejtuesit e qarqeve për të vendosur emrat dhe pozicionin e kandidatëve në secilën zonë të vendit. Edhe pse deri mesnatën e së hënës asgjë nuk është vendosur përfundimisht të paktën gjysma e deputetëve të ardhshëm të PD dhe aleatëve të saj dihen që sot.

Lista e qarkut të Tiranës, ben te ditur Vizion PLus, është në fakt lista e kryetarëve pasi këtu garojnë; Lulzim Basha e paraardhësi i tij Sali Berisha, aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi. Përveç 5 kryetarëve në pozicione të sigurta do të jenë 8 drejtuesit politikë të Tiranës dhe deri tek pozicioni i 15 në listë Basha duhet të vendosë dy zonja. Tirana mësohet se do të jetë qarku ku Partia Demokratike do të prezantojë një grua si risi, edhe pse emri ende nuk dihet.

Bie në sy se në ndërtimin e listës së kandidatëve Basha ka vendosur në pozicione të sigurta ish-kryetarët e bashkive të cilët kanë lidhje me zonat; Zef Hilën ish-kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, ish-kryetarin e bashkisë së Mallkastrës Agron Kapllanaj, Xhelal Mziun ish-kreun e bashkisë Kamëz dhe ish-kryetarin e bashkisë së Devollit Bledion Nallbati.

Në disa qarqe, raporton Vizion Plus, fituesit dihen që sot pasi për shkak të sistemit ndryshimi i rezultatit është në kufijtë e të pamundurës; kështu deputet i Gjirokastrës do të jetë Tritan Shehu, i Beratit Tomorr Alizoti; dy deputetët në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Celaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani Basha ka konfirmuar figurat kryesore të PD, drejtues politikë ose jo; duke nisur nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi tek nënkryetarët Paloka e Spaho, Enkejeld Alibeaj e Oerd Bylykbashi; ndërkohë që rikthehen Helidon Bushati, Mark Marku, Bujar Leskaj.

Por mbetet për t’u parë deri të hënën se çfarë do të vendosë Basha për disa prej politikanëve që i ka përjashtuar komisioni i njohur me emrin ruli dhe çfarë emrash të rinj do të zgjedhe ai t’i përfaqësojë si pjesë e skuadrës për zgjedhjet e 25 prillit./ Vizion Plus.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

QARKU TIRANË

  1. LULZIM BASHA
  2. SALI BERISHA
  3. FATMIR MEDIU
  4. DASHAMIR SHEHI
  5. SHPËTIM IDRIZI
  6. JORIDA TABAKU
  7. GRIDA DUMA
  8. ALBANA VOKSHI
  9. BELIND KËLLICI
  10. ALFRED RUSHAJ
  11. ALDO BUMÇI
  12. AGRON SHEHAJ
  13. FLAMUR NOKA

 

 

QARKU SHKODËR             QARKU FIER                             QARKU DIBËR            QARKU KORÇË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

HELIDON BUSHATI         ENKELEJD ALIBEAJ                    XHELAL MZIU            EDMOND SPAHO

ZEF HILA                           AGRON KAPLLANAJ                DHURATA ÇUPI          BLEDION NALLBATI

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

QARKU GJIROKASTËR             QARKU BERAT                   QARKU KUKËS

TRITAN SHEHU                        TOMORR ALIZOTI             FLAMUR HOXHA

ISUF CELAJ

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";