Lironte të dënuarit përjetë/ Edhe një muaj hetime për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lironte të dënuarit përjetë/ Edhe një muaj hetime për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj do të hetohen edhe për 30 ditë të tjera.

 

Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 

Advertisement

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

 

Enkelejda Hoxha dhe nëntë bashkëpunëtorët e saj ranë në pranga me urdhër të SPAK, si të akuzuar se lironin të dënuarit përjetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy