Kryeministri Rama konfirmoi të gjithë zërat e dalë në orët e fundit në media në lidhje me emrin që do të drejtoje parlamentin në legjislaturën e re.
Kreu i qeverisë tha se Lindita Nikolla do të marrë stafetën e Gramozit Rucit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
“Lindita Nikolla është një grua me një kontribut të gjatë në partinë tonë politike. Është e karakterizuar nga dëshira për dialog dhe ka treguar ndershmeri gjatë kryerjes se funksioneve shteterore. Ajo do të jetë edhe anëtare e Kryesisë së PS.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kësisoj Lindita Nikolla, deputete në qarkun e Lezhës dhe ish Ministre e Arsimit do të bëhet e dyta femër që do të drejtoje parlamentin shqiptar, pasi këtë gjë e ka bërë në qeverisjen e PD edhe Jozefina Topalli.