Lindi trinjakë në 20 sekonda, surprizon nëna: Djali i madh lindi synet, prindërve u thashë se kam binjakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lindi trinjakë në 20 sekonda, surprizon nëna: Djali i madh lindi synet, prindërve u thashë se kam binjakë

7 javë më parë një çift u bekua me trinjakë në Prishtinë dhe çudia më e madhe që surprizoi këdo ishte lindja e tyre brenda 20 sekondave. Bëhet fjalë për Mimoza Blakaj, e cila e ftuar në emsiionin “Vizioni I Pasdites” në TV kombëtar Vizion Plus ndau me teleshikuesit kapitullin e ri të jetës së saj me lindjen e Helenës, Primait dhe Hektorit.

 

“Në javën e 33-të ka qenë ora 6 e mëngjesit, 6 e 30 minuta dhe e pashë që jam gati për të lindur. E zgjova burrin dhe I thashë që duhet të ikim në spital. Për 8 muaj kam mbajtur frikën se çfarë do të ndodhë, por aq shpejt ka ndodhur, kam hyrë në sallë, kam kryer procedurat dhe vetëm kam dëgjuar që lindën në më pak se 20 sekonda me operim”, tregoi ajo.

 

Advertisement

Fillimisht ajo ka mësuar se do të bëhet me binjakë, por pas një kontrolli tjetër mjeku I tha se është në pritje të tre dhe jo dy fëmijëve. Këtë ndryshim Mimoza vendosi të mos ua tregojë prindërve, por vetëm të afërmve të tjerë të saj.

 

“Shkojmë bëjmë ekon e parë me burrin dhe shohim që janë binjakë. Pas dy javësh kur ikëm në kontrollin tjetër doktori më i qetë kësaj here dhe tha për besë janë tre, jo dy. Mua më kapi një panik dhe kam marrë patikat dhe dola jashtë. Kam menduar nëse do ta mbaj shtatzëninë deri në fund, java e parë ka qenë siklet se çfarë do të ndodhë. Në fillim kur tha doktori që janë binjakë I thashë se janë binjakë, normal ata u bënë merak edhe për binjaktët sepse nuk është shtatzënia e njëjtë me binjakë, me trinjakë sikurse është me një fëmijë, por që në momentin kur e kuptova që janë tre nuk e gjeta momentin t’ia thoja se nuk gjeja çastin e duhur. Sa më shjumë kalonte koha aq më e vështirë bëhej për mua ti tregoja deri në momentin kur linda. Të afërmve u tregova”, u shpreh ajo.

 

Advertisement

Por çfarë na habiti më shumë gjatë bisedës?

“Djali I madh, në gjuhën e mjekësisë nuk e di si quhet, porn ë gjuhën tonë, gjuhën popullore është I lindur synet. Kurrë më herët nuk kam dëgjuar për këtë, por momenti që kam lindur kam parë djalin dhe e kam kuptuar. Nuk e di si queht në gjuhën mjekësore, por ndodhte tek disa fëmijë”, surprizoi Mimoza Blakaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy