
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ardhjen në jetë të fëmijës afgan, në Lezhë.
Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.
“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.
Ditëne sotme në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një djalë që prindërit ia kanë vënë emrin Albi. Ai është sjellë në jetë nga një nënë 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë.
Advertisement