Deputetja e PD, Dhurata Çupi ngriti si shqetesim gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, një fenomen që sipas saj e rrezikon Shqipërinë në një të ardhme të afërt.
Sipas Çupit, iniciativa e qeverisë për shtetësinë, mund te beje qe vendi nete ardhmen të ketë më shumë shtetas shqiptarë me kombësi të huaj se sa shqiptarë me kombësi shqiptare.
Shqetesimin, Dhurata Çupi e trajtoi gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndyshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”, prezantuar në komision nga zëvendësministri i brendshëm Andi Mahila.
“Nga vitit 2000 deri sot janë rreth 400 mijë shqiptarë që marrin shtetësinë shqiptare në vendet e BE. Ndërkohë propozimi juaj zgjeron fashën e perfitimit të shtetësisë shqiptare edhe nga qytetarë që kanë kombësi tjetër. A rrezikon Shqipëria që nesër në një të ardhme të afërm një dekadë të kemi një Shqipëri me shtetas shqiptarë me kombësi të huaj më shumë se me shqiptarë me kombësi shqiptare.A keni ju një statistikë për këtë çështje që mund të jetë një histori dëshpëruese?”, – iu drejtua zonja Çupi, zëvendësministrit Mahila.