Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Osmani flet nga Tirana: BE duhet të lëvizë nga fjalët në vepra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Osmani flet nga Tirana: BE duhet të lëvizë nga fjalët në vepra

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, nga ku i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave.

 

Ajo tha se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.

 

Advertisement

Por samiti nuk është vendi për dialog mes Kosovës dhe Serbisë tha Osmani.

 

Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”, tha ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy