Liberalizimi i vizave, Borrell: Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liberalizimi i vizave, Borrell: Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje.

Deklarata e tij është publikuar edhe nga misioni EULEX në rrjetet sociale.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë,” – thuhej në deklaratën e diplomatit.

Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e saktë.

Advertisement

Po në rrjetet sociale, në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, ka reaguar edhe eurodeputeti gjerman, Peter Beyer. Madje ai e cilësuar edhe misionin e KFOR si një prej elementëve që garanton stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend,” – u shpreh Beyer.

Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy