
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës pranë një servisi makinash në fshatin Ishull-Shëngjin.
Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Mësohet se serivisi ishte në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse.
Advertisement
“Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.