Bresheri plumbash drejt nje lokali ne fshatin Pllane te Lezhes.
Sipas policise, ngjarja ka ndodhur mengjesin e kesaj te shtune rreth orës 06:30.
Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Advertisement
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.