
Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në qytetin e Lezhës gjatë mesditës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Beslidhja”, ku një person dyshohet se hodhi në ambientet e jashtme të një lokali lëndë plasëse.
Advertisement
Nga shpërthimi nuk pati dëme materiale, por vetëm panik tek qytetarët e shumtë në këtë zonë.
Hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Advertisement