Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” një mjet tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.
Advertisement