Shkrimtari, shoqëria dhe politika bëhen bashkë në tetorin e librit. Në një organizim, ku morën pjesë ministrja e Kulturës, si dhe shumë shkrimtarë e studiues u diskutua rreth rolit të autorit dhe librit ne diskursin publik.

 

Problemi më i madh i çdo kohe është hartimi i politikave të duhura, për të afruar lexuesin me librin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

 

“Tetori i librit gjithmonë ka lindur si një iniciativë për të afruar lexuesit e rinj me librin, ky ishte dhe qëllimi ynë së bashku me qendrën kombëtare të librit dhe leximit, kur shtruam politikat tona, duke patur parasysh vështirësitë që kanë të rinjtë dhe me zhvillimin teknologjik. Ka shpresë dhe vërtet kemi bërë politika të mira  ose ndoshta kemi arritur të futemi në një kanal ku të rinjtë e kanë përqafuar mirë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të trija fushat e diskutuara si shkrimtari ashtu dhe shoqëria e politika janë në një marrëdhënie, ku secila prej tyre jep e merr në mënyrë të ndërsjellët.

Ndaj dhe për shkrimtarin Besnik Mustafaj mbetet shqetësues fakti se vëmendja më e madhe është e përqendruar në Tiranë, ndërkohë që në rrethe interesi për librin është fare i pakët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vëmendja për librin ishte temë e aktiviteteve në ditët e kaluara të tetorit e do vazhdojë deri në mbyllje të muajit.