Policia e Lezhës, arrestoi një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet .

Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin Endrit Lohja,në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

 

37 vjecari banues në Shkodër u arrestua në në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjithashtu,  gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja ” , në automjetin me drejtues shtetasin A.M. dhe pasagjer shtetasin A.G.,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.M.,27 vjeç dhe A.G.,25 vjeç,  banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.