Policia e Fierit ka arrestuar një 18 vjeçar të identifikuar si Orgito Lamkaj, i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri dhe municione luftarake me vete.

 

Blutë i gjetën dhe sekuestruan edhe kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, policia ka arrestuar një tjetër person. 20 vjeçari Adis Caka I cili theu arrestin e shtëpisë, u kap me lëndë narkotike, duke drejtuar makinë pa patent.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, evidentuan dhe goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-A. C., 20 vjeç, banues në Fier.

 

Ky shtetas u kap në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";