Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka pasur përpjekje që “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por është detyrim i tij të mbrojë interesat serbe.

Duke komentuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dërguar atij me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, që shënohet me 15 shkurt, e në të cilën ai inkurajon Serbinë të ndërmarrë reforma dhe të “arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, Vuçiq tha se çështja e njohjes nuk përmendet në asnjë dokument.

“Kam pranuar urimin, e falenderoj. Sa i përket njohjes, ajo nuk përmendet në asnjë dokument. Ne e kuptojmë se kjo është politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar këtë frazë. Ua kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj në lidhje me të dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë. Është e qartë se qëllimi i tyre nuk është arritja e një marrëveshjeje por poshtërimi deri në fund i Serbisë”, tha Vuçiq, të dielën, gjatë një vizite në një kazermë të ushtrisë serbe në Pançevë.

Vuçiç shtoi se Serbia është e gatshme dialog me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke respektuar pozicionin e SHBA-së, por edhe të Rusisë dhe Kinës, si dhe të vetë Serbisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk do të lejojë që të poshtërohet Serbia dhe dikush të marrë gjithçka. Por, unë nuk do të gënjej popullin dhe të them se situata do të jetë e lehtë. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë”, tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zhvillojnë bisedime që nga viti 2011. Dialogu është thënë se ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Serbia i quan bisedime teknike dhe refuzon të diskutohet për njohje derisa Kosova insiston që në një marrëveshje të mundshme të përfshihet edhe njohja e ndërsjellë.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.