“Lek Gjiknuri” është shkolla më e re që po i shtohet Njësisë 8, në zonën e njohur si Medreseja në Tiranë. Godina po ngrihet me të njëjtat standarde si të gjitha shkollat e reja që kanë përfunduar në kryeqytet. Ajo është shkolla e 43-të në dy vitet e fundit që i shtohet Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shkolla synohet të hapet brenda semestrit të dytë të këtij viti arsimor. Ai shtoi se ky është një premtim i mbajtur për komunitetin e zonës.

“Kush ka sy dhe numëron, kush ka veshë dhe dëgjon, e di se kjo është shkolla e 43-të që bëjmë në këtë mandat. Është një shkollë, të cilën komuniteti i zonës e kërkuar prej kohësh sepse ia ka ndjerë mungesën. Në këtë vend kanë qenë zyrat e UKT-së dhe ishte e destinuar për shkollë, por ata që zëvendësuam bënin improvizime dhe në pamundësi për të bërë gjëra të bukura, estetike, për të krijuar hapësira cilësore në komunitet, sajonin arna e mballoma të tilla, që nuk ishin as shkollë, as zyra korporatash. Ne vendosëm ta çojmë ujësjellësin diku tjetër dhe këtë hapësirë e liruam për të ndërtuar këtë shkollë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se shkolla “Lek Gjiknuri”, e cila mban emrin e një profesori të nderuar, do i shërbejë të gjithë komunitetit të zonës së Medresesë, fëmijët e të cilëve më herët mbingarkonin shkollat e zonës së Selvisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veliaj tha se edhe nihilisti më i madh nuk gjen dot një argument kundër këtij volumi shkollash të ndërtuara në Tiranë.

“E di që kanë filluar diskutimet e fushatës, por gafa më e madhe që mund të bëjë dikush është të kthehet në nihilist e të mohojë gjithçka, pasi 40 shkollat që kemi ndërtuar janë të pamohueshme. Është e pamohueshme shkolla “Servete Maçi” në këtë njësi, është e pamohueshme shkolla “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, e pamohueshme shkolla “Lek Gjiknuri”, e pamohueshme shkolla “Kiço Blushi”, e pamohueshme shkolla “Sevasti Qiriazi”. Vetëm në Njësinë 8, që hyn tek njësitë më të vogla të Tiranës, krahasuar me 5-ën ose 2-in, kemi 6 shkolla të reja”, tha Veliaj.

“Ne duam që shkolla të mbarojë për Vit të Ri, që të kemi mundësi që në janar të lirojmë edhe shkollat e tjera nga dyndja. I mirëpresim fëmijët, e kanë vetëm dy hapa larg shtëpisë, u kursejmë kohë, stres dhe ngarkesë prindërve”, siguroi kreu i Bashkisë. 

Veç 40 shkollave të përfunduara në dy vitet e fundit në Tiranë, një paketë tjetër me 10 shkolla pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, duke i dhënë fund mësimit me dy turne, por edhe duke vendosur një standard të ri në ndërtimin e shkollave në kryeqytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";