Një efektiv policie është arrestuar në Gramsh për shpërdorim detyre.

SHÇBA ka venë në pranga punonjësin e policisë T. R, 52 vjeç, pasi ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se punonjësi i policisë T. R., në shpërdorim të detyrës ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon, pasi në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh, më datë 15.07.2021 janë konstatuar të mbjella një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara Canabis Satiiva, të përmasave të ndryshme.

Materialet hetimore i kaluan Prorurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";