Hyrja nga Durrësi për në kryeqytet do të jetë edhe më e lehtësuar për automjetet. Nga kjo e premte u hap edhe tuneli numër 5, i cili bën kalimin e makinave nga sheshi “Shqiponja” në drejtim të Astirit…aktualisht tunelet e hapur ishin provizor për sa i përket sensit të lëvizjes…
“Qytetarët të jenë të kujdessëhm në hyrjen nëpër tunele. Tuneli 5 është ardhja nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe shkon drejt Lanës. Ndërsa Tuneli 3 është për ata që vijnë nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe për të marrë kthesën në këtë zonë.Tuneli 3 merr trafikun nga Astiri për ta çuar në Autostradë. Ndërsa tuneli numër 2 dhe 4 janë akset për Tiranë-Durrës, do hapen platformat që kalojnë mbi tunele, në nivelin 0 për të çuar njerëzit nga Tirana në Durrës ose nga Durrësi në Tiranë. Do të ketë edhe lulishte e rrugë për këmbësorët.
Minisitrja Belinda Balluku tha se punimet për këtë vepër publike po ecin me ritme të kënaqshme. Ndërsa njoftoi se në këtë nyje do të ngrihet edhe qendër e menaxhimit të trafikut.
Ka ngelur vetëm seksioni i parë i tunelit 1 që kalon nga Astiri në Unazën e re, duhen 10 ditë për strukturimin dhe më pas 7 ditë për pajisjen me drita. Shumë shpejt jemi drejt përfundimit punimet në Unazën e Re.
Me hapjen edhe të tunelit të fundit në ish-sheshin “Shqiponja”, punimet në këtë nyje po shkojnë drejt përfundimit, për tu përqëndruar me së shumti përgjatë Astirit deri tek fabrika e bukës.