Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë në ambientet e drejtorisë së Policisë së Shtetit.

 

Në përfundim të mbledhjes, ministri foli për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe masat që janë marrë për të ndalur abuzimet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka pasur dhe gjithmonë ka një tendencë për të konfunduar iniciativën e qeverisë edhe pas marrjes së përgjigjeve nga këshillimi kombëtar. Nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën. Si e përmenda sot kjo nuk ka asnjë lidhje. Ne do shtojmë forcat dhe kontrollin e territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar qoftë duke e përdorur si mundësi për të krijuar terren për të rritur kultivimin. Kjo është shumë e qartë. Zero tolerancë për kultivimin e paligjshëm”, deklaroi Çuçi.

 

Ai theksoi se po mbyllen procedurat e fundit për rritjen e pagave të policëve ndërsa shtoi se në muajin tjetër do të finalizohet gjithçka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po mbyllen procedurat me aktet nënligjore. Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi për shkak të krizës që ndodhi. Në muajin tjetër do jenë ato që kemi premtuar dhe i kemi parashikuar në buxhetin e shtetit”, u shpreh ai.