Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, doli sot para gkjykatës së posacme kundër krimit dhe korrupsionit për rivlerësimin e masë së sigurisë arrest me burg, të lëshuar ndaj tij dy ditë më parë.
Koka akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas prokurorisë së posacme ai shkeli ligjin në dhënien e të drejtës përvtrajtimin e mbetjeve për kompaninë “Albtek Energy” me pronare Stela Gugalljan. Kjo e fundit, së bashku me Klodian Zoton që ka në administrim kompaninë “Integrated Technology Services”, sipas akuzës, I dhanë ish ministrit një rryshfet që arrin në 3.6 milionë euro.
Kalimi I parave është kryer përmes një skeme të lëshimit të faturave tatimore për disa kompani të vogla për punime që në fakt nuk ishin kryer.
Prokuroria bëri të ditur se këto shoqëri tregtare ishin kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej Kokës, familjarëve të tij, si dhe prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Për pasojë, janë sekuestruar edhe një pjesë e aksioneve q ëish ministry I mjedisit ka në një kantinë pijesh në Durrës.
Por nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash janë edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Ata janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën në shtëpitë e tyre.