
Lefter Koka hoqi dorë nga mandati i deputetit, i fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.
Ai ishte kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, nuk dha sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.
Advertisement
Por “Vizion Plus” mëson se ajo që e ka shtyrë Kokën drejt dorëheqjes mund të jetë një kandidim i mundshëm për kryetar bashkie.
Sipas burimeve, ai mund të jetë kandidatura kryesore për të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet vendore.
Advertisement
Lefter Koka u bashkua me Partinë Socialiste në 2020, pasi u shkëput nga LSI.
Kjo lëvizje e vuri atë nën shënjestër nga figurat e LSI-së dhe presidentit Ilir Meta, me të cilin pati përplasje të ashpra gjatë fushatës zgjedhore.
Advertisement