Ledio Braho: Fleta e votimit e paqartë! Me numra apo emra?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ledio Braho: Fleta e votimit e paqartë! Me numra apo emra?

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryeministri Edi Rama shpalli objektivin maksimal për 88 mandate deputetësh për mandatin e tretë.

Vetë kreu i PS-së Edi Rama do të kandidojë në Durrës dhe në Vlorë, i teti në listë.  Të gjitha qarqet kryesohen shumica nga emra të rinj surprizë. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike do të kryesojë listën e kandidatëve në Tiranë

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, juristi Ledio Braho ka ngritur një tjetër shqetësim, lidhur me fletën e votimit. Braho thotë se ka ende paqartësi nëse do të jetë me numra apo me emra, çka, sipas tij, do të shkaktojë konfuzion tek votuesit.

“Sot nuk është ndarë ende në qoftë se zgjedhja e kandidatëve do të jetë me numra apo me emra. Dhe kjo, patjetër sjell paqartësi, sidomos në një vend si Shqipëria që është proporcional.

Advertisement

Nuk ëhstë ndarë, sepse pritet që fleta e votimit, në qoftë se kandidatët do të jenë me emra apo thjeshtë me numra.

Nuk është ndarë akoma sepse pritet sa subjekte do të jenë. Subjektet përfundimtare që do të miratohen. Në qoftë se do jenë 10 subjekte është mundësia që të behët me emra, në qoftë se do jenë 20 apo 30 subjekte dhe që do çojnë listat në përputhje me kodin, atëherë bëhet e pamundur.

Është mjaft e rrezikshme për votat, seps enuk do përputhet vullneti i votuesve me atë çka do reflektojë në fletën e votimit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy