
Përveç Lumir Abdixhikut, kandidatura për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i është konfirmuar edhe kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Diçka të tillë e ka konfirmuar faqja zyrtare e LDK’së në ‘Facebook’, teksa ka thënë se këto kandidatura u paraqitën sot, në mbledhjen e kryesisë.
“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, thuhet në postim.
Abdixhiku e konfirmoi kandidaturën e tij nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ për zgjedhjet e brendshme të LDK’së më 14 mars, teksa tha se figura të rëndësishme të këtij subjekti ia kërkuan atë.