
Ky që shihni në foto është autori i plagosjes së trefishtë me thikë në Laprakë. 40-vjeçari, Elton Mergjushi, 40-vjeç, goditi me thikë tre persona në një lokal në Laprakë.
Mësohet se shtetasi italian është pronar i një fabrike në të cilën ishte i punësuar autori i ngjarjes. Ky i fundit ishte pushuar nga puna, shkak i cili mund të jetë motiv i plagosjes së trefishtë.
Viktor Rrapollari, 64 vjeç, Roxhersa Rrapollarit dhe shtetasi italian, Massimo Sorvillo janë tre të lënduarit nga ky sulm.
Shtetasi italian mësohet se është bashkëshorti i Roxhersa Rrapollarit, po ashtu e plagosur. Ndërkohë, Viktor Rapollari është babai i kësaj të fundit.
Mësohet se 64 vjeçari, Viktor Rrapollari ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.