Lajm i mirë/ Spanja hap dyert për shqiptarët e vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajm i mirë/ Spanja hap dyert për shqiptarët e vaksinuar

Shqiptarët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës do të mund të udhëtojnë drejt Spanjës pa asnjë pengesë. Njoftimin e dha aeroporti “Nënë Tereza” në rrjetet sociale.

 

“Spanja hap dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike që kanë bërë të dy dozat e vaksinës ndaj Covid-19. Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga dje, më 7 Qershor 2021, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar. Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë certifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim.”

 

Advertisement

Në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

 

“Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar. Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhej, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy