Autoriteti rrugor bëri të ditur se në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.
Duke nisur nga mesnata mes të premtes dhe të shtunës , ARRSH bën të ditur se trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:
– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.