Lajm i rëndësishëm pë ata që janë lodhur dhe stresuar nga trafiku i koheve të fundit në Tiranë, i nxitur më së shumti nga punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Ministrja Balluku bëri të ditur se duke nisur nga kjo e martë do të hapet kalimi I mjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”.
Nëpërmjet këtij tuneli, shton Vizion Plus, do të kalojnë të gjitha mjetet që lëvizin nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Balluku e cila ishte vetë në këtë nyje nga ky dha edhe lajmin në fjalë e ku shoqërohej nga Drejtori I ARRSH, Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi, shtoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.
Advertisement