Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studmore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";