I dërguari special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para nisjes për në Serbi ka takuar ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se me ambasadorët ka pajtueshmëri se dialogu ka një rëndësi jetike për Kosovën dhe për Serbinë, si dhe aspiratat e tyre në rrugën evropiane.
Ndër të tjera ai është shprehur se BE nga kandidati për kryeministër Albin Kurti, pret vazhdimin e dialogut.
“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time.
Advertisement
Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak.