Mosreagimi i autoriteteve shtetërore, ka çuar në protestë banorët e një prej lagjeve në Korçë. Sipas tyre mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe tek rrejti i kanalizimeve ua ka vështirësuar edhe më shumë stinën e dimrit.
Edhe pas kërkesave të tyre të vazhdueshme për investime, ata thanë se nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të përmirësuar këtë gjendje që sa vjen dhe bëhet më e rëndë.
Sipas banorëve, gjatë tridhjetë viteve, investimet në këtë lagje, e cila është zgjeruar me ndërtime të reja, kanë qenë fare të pakta.
Advertisement