Arrestohet nga policia e Laçit, një 47-vjeçari që mbante municion luftarak në automjet.

 

Shtetasi me iniciale E.(I).M., nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin që ai e drejtonte në gjendje të dehur ne qytetin e Laçit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ndalimit dhe kapjes së tij, është testuar me pajisje alkool-testuese ku ka rezultuar se 47-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, si dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të shërbimeve të Policisë në automjet, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një krehër pistolete dhe disa fishekë.

 

Tanime 47 vjeçari, banues në Kurbin, akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";