Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Vranicki Hisku i cili u arrestua pas zbulimit të laboratorit të kanabisit në fshatin Gjorm.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, raporton Vizion Plus, trupi gjykues duke iu referuar provave të paraqitura nga prokuroria e cilësoi të ligjshëm arrestimin e të riut duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Advertisement
24-vjeçari, u arrestua pesë ditë më parë ndërsa vazhdon të jetë në kërkim drejtori i kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani.
Hisku në bashkëpunim me stojanin kishin marrë një magazinë me qera dhe prej disa kohësh e kishin përshtatur atë me pajisje dhe aparatura të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike.
Advertisement