Në hapjen e konferencës kulturore ndëkombëtare, kryeministri Edi Rama garantoi se sezoni turistik i këtij viti do të jetë më i miri.

 

Shefi i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të tregohen më të kujdesshëm sa i përket mbajtjes pastër të ambientit, dhe mos ta turpërojnë vendin në sytë e turistëve duke hedhur mbeturina nga dritaret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sezonet kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pse duhet të jetë më i thellë dhe shumë më drastik. Ka ndryshuar ndjeshëm, u bënë disa vite që gjatë sezoneve kemi kalendare dhe harta specifike destinacionesh për turistët. Në këtë drejtm edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar, ka patjetër shumë për të bërë, në këtë proces duhet kohë për të ndërtuar ashtu siç duhet. Ky sezon që nis do të jetë më i miri, kemi punuar prej afron një viti për pastërtinë, kemi një skemë të re që do të fillojë të zbatohet në të gjithë zonën bregdetare dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm. Për të ndryshuar situatën me pastërtinë nuk mjafton angazhimi i shtetit, por duhet dhe shqiptari, qytetari turisti, të jemi në lartësinë e duhur për të mos u turpëruar në sytë e botës. Në atë mjedis plehrash që shihen ne rrisim fëmijët dhe bëjmë gjynahun e madh të mësimit të fëmijëve me plehrat si një gjë e zakonshme. Kështu që çdo prind duhet ta ketë parasysh të mos e mësojë fëmijën që plehrat hidhen nga dritarja e shtëpisë, makinës apo e dhomës ku pushojnë. Edhe lejet e ndërtimit, kryesisht të dhëna nga Bashkia e Durrësit, gjysma janë për hotele. Shifrën krahasuese nuk e kam këtu, por di të them që aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë. Sot që flasim jemi me 20% plus, kjo për shkak të uljes drastike të çmimeve. Brenda dekadës Shqipëria do të jetë kampione në rajon për turizmin.”

 

Sa i përket projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ai theksoi se nuk është ndryshuar. Megjithatë, lajmëroi se kostoja për ndërtimin e tij do të rritet për shkak të rritjes së çmimeve, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";