“Ky njeri nuk ka turp…” I vrau vajzën, piloti grek u kërkoi prindërve të saj të blinin arkivolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ky njeri nuk ka turp…” I vrau vajzën, piloti grek u kërkoi prindërve të saj të blinin arkivolin

U vrau vajzën dhe më pas u kërkoi familjarëve të saj që të paguanin për arkivolin e të resë. Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja makabër në Greqi, ku Babis Anagnostopoulos, 33 vjeç, vrau gruan e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch dhe më pas sajoi një histori grabitje sikur të renë e vranë hajdutë shqiptarë.

The Mirror shkruan se piloti grek, u ka kërkuar prindërve të vajzës së re britanike që të paguajnë për arkivolin e saj. Ai i ka kërkuar që ta tërheqin ata trupin e pajetë nga Athina. Avokati i familjes, Thanassis Haramanis u shpreh se familja i ka dhënë atij, 4000 Euro. Kjo ka ndodhur përpara se i riu grek të rrëfente se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Fillimisht ai pretendoi se kishte ndodhur një grabitje dhe se Caroline-n e kishte vrarë një grabitës shqiptar. Por pas marrjes në pyetje për 8 orë, Babis u dorëzua dhe rrëfeu gjithçka. Nga ditari i viktimës është zbuluar se martesa mes çiftit ishte drejt shkatërrimit pasi Babis po sillej në mënyrë kontrolluese dhe agresive.

“Ky njeri nuk ka turp. Fillimisht vrau Caroline-n dhe më pas u kërkoi prindërve të saj para për arkivolin dhe që ta tërhiqnin trupin me avion nga Athina. I dhanë 4 mijë Euro. Vetë nuk ka paguar asgjë”, u shpreh avokati.

Advertisement

Piloti grek i helikopterëve është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Korydallos. Sipas autoriteteve greke, ai e ka mbytur gruan. Më pas vrau edhe qenin e familjes në mënyrë që versioni i tij për një grabitje të bëhej më i besueshëm. Babis dhe Caroline ishin prindër të një vajze 11-muajshe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy