Kuvendi rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Bardhi: Kryeministri ka frikë të përballet me opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Bardhi: Kryeministri ka frikë të përballet me opozitën

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me klryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Rama ka frikë të përballet me opozitën.

Ai shtoi se Rama duhet të japë llogari për emërimin si këshilltar yë një personi të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“E keni kthyer në rregull një përjashtim të rregullores, vetëm për faktin se shqiptrarët kanë kryeministër një frikacak, që ka frikë të vijë në Kuvend, të përballet me opozitën, të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Advertisement

Ne kemi kërkuar interpelancë, sepse ekzistojnë dokumentet zyrtare që kryeministri ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive, është i lidhur me një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Duam të dimë për çfarë e ka këshilluare ky kryeministrin”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy