Kuvendi në seancë plenare/ Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen McGonigol, ja kërkesa e grupit të Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi në seancë plenare/ Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen McGonigol, ja kërkesa e grupit të Berishës

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku debatet priten të jenë të forta.

 

Çështja e McGonigol do të jetë në krye të diskutimeve, ku grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të kenë një interpelancë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

 

Advertisement

Përpos interpelancës së Alibeajt, deputetët e Sali Berishës kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite këtë kërkese të tyre apo të vijohet vetëm me interpelancën urgjente.

 

5 deputetë të grupimit të Berishës nuk do të marrin pjesë në punimet e Parlamentit pasi janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

 

Advertisement

Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi nuk do të marrin pjesë në seancën plenare dhe as në komisionet parlamentare për 10 ditë.

 

Një ditë më parë Berisha paralalajmëroi se nuk do të ndalen përballë asnjë masë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy