Kuvendi i Berishës, Duma: Kishte pjesëmarrje të rëndësishme demokratësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi i Berishës, Duma: Kishte pjesëmarrje të rëndësishme demokratësh

Deputetja e PD, Grida Duma ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në studion e “Spotlight” ku ka folur për situatën e Partisë Demokratike.

 

Duma është ndalur tek Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Ajo theksoi se në Kuvend kishte pjesëmarrje të rëndësishme demokratësh.

 

Advertisement

“Data 11 e një tubimi të Berishës, jo institucional. Kjo nuk do të thotë që atje nuk kishte pjesëmarrje demorkatësh, dhe kishte pjesëmarrje demokatrësh të madhe e cila përbën shqetësim për PD. Shqetësim përbën pjesëmarrja e demokratëve, jo arsyeja se përse Berisha çoi aty çështjen.

500 apo 1000 delegatë janë të rëndësishëm. Po të mendoj që Berisha ka qenë 30 vitë në pushtet, ka marrë me vete një grup organizatorësh që kanë të gjitha lidhjet me strukturat e PD, ka tre muaj që bën një tur te gjatë në Shqipëri, ka grupe të mbështetjes ekonomike jo të vogla”, tha Duma.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy