“Kuvendi i 18 dhjetorit, shans për kompromis”/ Tabaku: Të dalim bashkarisht nga kjo situatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kuvendi i 18 dhjetorit, shans për kompromis”/ Tabaku: Të dalim bashkarisht nga kjo situatë

Një ditë pas mbledhjes maratonë të kryesise së partise demokratike, nenkryetarja Jorida Tabaku deklaron se 18 dhjetori duhet pare si nje mundesi per gjetjen e gjuhes se perbashket.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Tabaku deklaroi se kuvendi është forumi ku te gjithe demokratet mund te diskutojne pavaresisht qendrimeve të tyre.

 

Advertisement

 

JORIDA TABAKU

NENKRYETARE E PD-së

 

Advertisement

“Është nje hap perpara për të gjetur një kompromis dhe për ti bërë të gjithë demokratët bashkë. Çdo demokrat ka të drejtë të thotë fjalën e tij, cdo demokrat ka të drejtën të përfshihet, qofshin 2, qofshin 5, qofshin 500, kushdo ka të drejtë të jetë pjesë ë vendimarrjes së PD. Dhe ajo që unë kërkova dje është pikërisht kjo, të gjejmë një mënyrë që në një kuvend të PD, se një kuvend ka PD, një vendim zyrtar është marrë nga kryesia, këtu nuk mund të flasim për dy data të ndryshme. Në atë kuvend cdo delegate të mos vendoset para dilemës ka firmosur, nuk ka firmosur, është zbatuar nuk është zbatuar statusi I partisë, por ti thërrasim të gjithë demokratet delegatet e te behemi bashke të diskutojmë cështjet që na shqetesojmë e njekohesisht të gjejme nje rruge për të dale nga kjo situatë.”

 

Sipas Tabakut pas vendimit të kryesisë nis puna për pergatitjen e kuvendit në 18 dhjetor.

 

Advertisement

 

“Nga dita e vendimit deri në 18 dhjetor sipas statutit të PD, fillon një proces i brendshëm organizativ që nuk është i ri për këtë parti. Ka 30 vite që organizon kuvende statutore edhe elektorale. Fillon procesi i percaktimit dhe i njoftimit të delegateve,  dhenies së mandateve për delegatet. Është një proces që e drejtuar gjithmone sekretariati. Por une besoj se  kjo do të shoqerohet edhe me një strategji politike për të dalë nga kriza për aksionin politik të PD, strategji për rifreskimin dhe zgjedhjen e strukturave demokratike,”

 

 

Advertisement

Mbrëmjen e se hënës shumica e kryesise vendosi që Kuvendi të mblidhet ne 18 dhjetor , por Sali Berisha e mbeshtetesit e tij kane dale kunder duke theksuar se kuvendi i PD do të mbahet në 11 dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy