Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka dhënë detaje lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

 

Në studion e Quo Vasis, Këllçi tha se një nga pikat kryesore të këtij Kuvendi do të jetë shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kuvendi do të mblidhet dhe një nga pikat kryesore do të jetë shkarkimi i Bashës. 100% e delgatëve po vijnë vetëm për këtë arsye, është ofertë e skaduar për PD që nuk i thotë më asgjë PD. Kanë firmosur 5078 delegatë, por ka edhe delegatë që s’ kanë firmosur por kanë shprehur dëshirën për të ardhur”, tha Këlliçi.

 

Më tej ai theksoi se Kuvendi do të mbahet në stadiumin “Air Albania” dhe të gjithë delegatët do të kenë një bar code për verifikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kuvendi do të bëhet në stadiumin Air Albania. Të gjithë delegatët kanë një bar code verifikimi, do të bëhet në mënyrë elektronike, gjithçka do të jetë transparente”, theksoi Këlliçi.