Një ditë para se të mblidhet kuvendi, përfaqësuesit e 3 degëve të partisë demokratike kanë lexuar emrat e delegatëve që mbështesin 11 dhjetorin.
Në mesditë nga selia e PD, dega e PD në Kavajë, vorë dhe Rrogozhinë kanë konfirmuar se shumica e demokratëve mbështesin Berishën.
Publikimi i emrave të delegatëve do të vazhdojë deri në mbledhjen e kuvendit kombëtar, si një rrugë për të bërë transparencën e firmave kundër Bashës.
Paralelisht me këtë proces, demokratët që mbështesin Berishën po finalizojnë detajet e fundit të mbledhjes së 11 dhjetorit.
Mësohet se kuvendi i PD do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, edhe pse tradicionalisht ky forum është mbledhur në pallatin e kongreseve.
Javën e ardhshme pritet edhe publikimi i draft-statutit të ri të partisë demokratike si dhe vendimet që do të merren nga kuvendi në 11 dhjetor.