Kuvendi do “kokën” e tij, por Meta e injoron, mbledh Ansamblin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi do “kokën” e tij, por Meta e injoron, mbledh Ansamblin

Në ditën kur Kuvendi është mbledhur të diskutoje dhe ndoshta të vendose shkarkimin e tij nga posti më I rëndësishëm shteteror, Presidenti Ilir Meta “injoron” këtë zhvillim të rëndësishëm.

Në kohën kur séance plenare nisi me një raportim të detajuar të Kreut të Komisionit “Meta, Alket Hyseni, vetë Presidenca ka njoftuar një aktivitet të titular “Artistet në Presidencë”.

 

 Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Advertisement

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

 

Edhe në rast se Kuvendi do të miratojë me të paktën 94 vota raportin për shkarkimin e Metës, vendimin përfundimtar për këtë gjë do ta marrë Gjykata Kushtetuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy