Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët transportonin mallra kontrabandë.
Gjatë kontrollit në subjektin e dy personave janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme.
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Last box”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Sekuestrohen mallra të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.
AdvertisementVihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last box”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. L., 50 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
AdvertisementGjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën “Eshref Frashëri”, me administrator shtetasin D. K. dhe ortak shtetasin A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.