Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi kufizimin që parashikon se gjatë periudhës së pandemisë nuk mund të ketë takime me më shumë se 10 persona.
Kushtetuesja e ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për ta shpallur këtë kufizim, antikushtetues.
Megjithatë, gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë për një çështje Fatmir Mediut: kufizimet nuk mund të jenë pa afat kohor.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi të shfuqizojë shprehjen “deri në një urdhër të dytë” , duke i kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave.
Advertisement