Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim përfundimtar për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Vendimi do të shpallet një ditë tjetër, të papërcaktuar ende.
Advertisement
Presidenti Ilir Meta dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.