![Kushtetuesja “injoron” Kujtim Gjuzin, kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/05/unnamed-7.jpg)
Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë fare në shqyrtim padine e partisë Konservatore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Mirëpo Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë në seancë plenare këtë kërkesë për shfuqizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Kushtetuese ka vlerësuar se mundësia e tyre për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues ekziston kur ato kundërshtojnë dispozitat e akteve normative, të cilat cenojnë statusin e tyre kushtetues dhe, bashkë me të, edhe pjesëmarrjen e tyre në ushtrimin e vullnetit shtetëror.
PD, LSI dhe disa forca të tjera opozitare nuk morrën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, cka I dha mundësi PS-së, që të marrë në total 60 bashki, me përjashtimin e vetëm Bashkinë e Finiqit që u fitua nga partia MEGA.