Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.

 

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtëra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.