Kushi: Po merren të gjitha masat për të mirëpritur nxënësit më 1 shtator për mësim plotësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kushi: Po merren të gjitha masat për të mirëpritur nxënësit më 1 shtator për mësim plotësues

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi garantoi se po merren të gjitha masat që fëmijët të rikthehen në shkolla në 1 shtator për të nisur mësimin plotësues. Ajo po zhvillon takime me drejtues të zyrave vendore, drejtorive rajonale dhe përfaqësues të ministrisë me qëllim që gjithçka të jetë gati.

 

“Takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në datë 1 shtator dhe që mësimi plotësues të realizohet me sukses”, tha Evis Kushi. 

 

Advertisement

Mësimi plotësues që nis nga data 1 shtator 2021, nuk është bërë i detyrueshëm, por i rekomandueshëm, pasi jo në të gjitha shkollat është zhvilluar mësim në distancë apo online vitin e kaluar gjatë pandemisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy